34 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Prokuroria nis hetimet për Vetëvrasjen e të miturit në Gjirokastër, mund të mos jetë arsye bullizimi

Gjirokastër, 22 prill 2025 – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur më 20 prill 2025, ku një i mitur, shtetasi V.P., 15 vjeç, u gjet i vetëvarur në ambientet e jashtme të banesës së tij në fshatin Valare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas njoftimit të Policisë së Gjirokastrës, është ngritur një grup hetimor me urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë. Hetimet janë duke u drejtuar nga prokurori i seksionit për të mitur dhe prokurori i gatshëm. Deri tani, janë kryer disa veprime hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ekspertizën mjeko-ligjore. Po ashtu, janë sekuestruar pajisje elektronike, përfshirë telefonat dhe kompjuterët, si dhe materialet shkollore të të miturit.

Gjithashtu, janë marrë deklarata nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, përfshirë punonjës të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e të miturit. Sipas Prokurorisë, deri tani nuk ka asnjë indicie që të tregojë se ngjarja është pasojë e ngacmimeve apo bullizmit nga bashkëmoshatarët e tij.

Prokuroria ka njoftuar se hetimet do të vijojnë me prioritet për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes, si dhe për të vlerësuar veprimet apo mosveprimet e autoriteteve përgjegjëse në trajtimin e rastit.

Ky rast tragjik ka tronditur komunitetin lokal dhe ka nxitur një shqetësim të madh për shëndetin mendor të të rinjve dhe ndikimin e mundshëm të bullizmit dhe ngacmimeve në jetën e të miturve. Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe pritet që informacionet të bëhen më të qarta gjatë zhvillimit të procedurave hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...