19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Na kanë vrarë katër burra në 11 vjet” – Apeli i dhimbshëm i familjes Prendi: Duam drejtësi

Viola Prendi, e bija e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, i cili u ekzekutua më 17 prill pranë lokalit të tij në Pllanë, kërkon me ngulm nga autoritetet shqiptare të vendoset drejtësi dhe të zbulohen autorët e krimit që tronditi familjen e saj.

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar,” u shpreh ajo.

Vrasja e Gjovalin Prendit është humbja e katërt brenda 11 viteve për këtë familje. Më 19 shkurt 2014 u vranë Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca, në maj 2024 në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi (Roan Brahimi), dhe tani, në prill, u vra babai i tij.

Sipas policisë, ekzekutimi i fundit mund të ketë lidhje me të kaluarën kriminale të Sidorel Prendit, i cili është përmendur në disa hetime për ngjarje të rënda si atentati ndaj Brilant Martinajt dhe vrasja e Gentjan Bejtes. Megjithatë, familja mohon çdo lidhje dhe ofron një tjetër version.

“Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici,” tha Viola Prendi.

E reja ka përshkruar edhe tronditjen që po kalojnë fëmijët e familjes: “Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë. Thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin.”

Familja kërkon që drejtësia të mos qëndrojë në heshtje, dhe që hetimet të çojnë në identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve që, sipas tyre, janë tashmë të njohur nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...