35.1 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

30 kg kokainë të fshehura në makinë – Arrestohen dy shqiptarë në kufirin Zvicër-Itali

Një sasi prej 30 kilogramësh kokainë është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë nga Zyrtarët e Doganës dhe Sigurisë Kufitare (UDSC) në Zvicër, në qytetin kufitar Chiasso, pranë Italisë.

Lënda narkotike ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda një automjeti, të drejtuar nga dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç, banues në Shqipëri. Pas marrjes në pyetje, të dy u arrestuan nga Policia Kantonale e Tiçinos.

Prokurori publik Luca Losa po drejton hetimet për këtë rast, i cili konsiderohet një shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. Nga verifikimet paraprake, droga nuk dukej të ishte e destinuar për tregun italian, çka i shton kompleksitetin hetimit për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin përfundimtar të saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...