37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Partia Demokratike prezanton kandidatët në Kavajë, mes mbështetjes europiane dhe premtimeve për ndryshim

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan dje në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha mblodhi mbështetësit e tij jo në një shesh të hapur, por në një rrugicë mes pallateve, ku dalloheshin vetëm qindra simpatizantë.

Në këtë takim ka pasur edhe përfaqësues të partive popullore europiane, simotra të PD-së në Europë, por edhe deri nga Venezuela. Mes tyre ishte edhe Elmar Brook, miku personal i Sali Berishës, i cili mbajti fjalim elektoral pro PD-së dhe u shpreh se, ashtu sikurse nxorën në pension homologun e kryeministrit shqiptar, ashtu më 11 maj shqiptarët do nxjerrin në pension edhe Edi Ramën.
“Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhme më të mirë, e ka anëtarësuar në NATO. Tani është koha që t’i jepet shansi i tretë Berishës. Atë që bëtë më 1990, bëjeni përsëri”, tha ai mes të tjerash.

Pas fjalimeve hapëse nga të ftuarit nga partitë e djathta, foli kreu politik i PD-së, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i cili tha se “po ndezim një zjarr shprese”. Teksa prezantonte kandidatët, Qosja përmendi edhe emrin e kandidatit Elton Roshi, kushëririt të ish-kryebashkiakut socialist Elvis Roshi, i cili u prit me ovacione nga të pranishmit.

Qeveria e ka braktisur Kavajën, mungesë investimesh dhe projektesh, rrënim i arsimit dhe shëndetësisë dhe varfëri ekstreme. Fjalë dhe vetëm fjalë nga qeveria. Kavaja ka humbur gati gjysmën e nxënësve, një tragjedi. Ka shumë për të thënë për këtë qeveri. Kjo quhet ikje, plakje, vdekje”, tha Qosja mes të tjerash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...