26.1 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Partia Demokratike prezanton kandidatët në Kavajë, mes mbështetjes europiane dhe premtimeve për ndryshim

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan dje në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha mblodhi mbështetësit e tij jo në një shesh të hapur, por në një rrugicë mes pallateve, ku dalloheshin vetëm qindra simpatizantë.

Në këtë takim ka pasur edhe përfaqësues të partive popullore europiane, simotra të PD-së në Europë, por edhe deri nga Venezuela. Mes tyre ishte edhe Elmar Brook, miku personal i Sali Berishës, i cili mbajti fjalim elektoral pro PD-së dhe u shpreh se, ashtu sikurse nxorën në pension homologun e kryeministrit shqiptar, ashtu më 11 maj shqiptarët do nxjerrin në pension edhe Edi Ramën.
“Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhme më të mirë, e ka anëtarësuar në NATO. Tani është koha që t’i jepet shansi i tretë Berishës. Atë që bëtë më 1990, bëjeni përsëri”, tha ai mes të tjerash.

Pas fjalimeve hapëse nga të ftuarit nga partitë e djathta, foli kreu politik i PD-së, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i cili tha se “po ndezim një zjarr shprese”. Teksa prezantonte kandidatët, Qosja përmendi edhe emrin e kandidatit Elton Roshi, kushëririt të ish-kryebashkiakut socialist Elvis Roshi, i cili u prit me ovacione nga të pranishmit.

“Qeveria e ka braktisur Kavajën, mungesë investimesh dhe projektesh, rrënim i arsimit dhe shëndetësisë dhe varfëri ekstreme. Fjalë dhe vetëm fjalë nga qeveria. Kavaja ka humbur gati gjysmën e nxënësve, një tragjedi. Ka shumë për të thënë për këtë qeveri. Kjo quhet ikje, plakje, vdekje”, tha Qosja mes të tjerash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...