23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Berisha Flet për Kontratën e Lobimit me Avokatin e Trump: “Rama është tmerruar”

Gjatë një takimi të zhvilluar në Kuçovë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë “i tmerruar” pas nënshkrimit të një kontrate lobimi nga PD me avokatin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita.

Berisha theksoi se kur LaCivita doli në konferencën për media, Rama kishte “rënë kokës me grushte” dhe se gjatë dy ditëve të fundit ishte “tmerruar dhe më shumë” pasi mësoi për kontratën e PD-së me LaCivita. Ai u shpreh se kjo është një garanci për kauzën e drejtë të shqiptarëve dhe të votës së lirë.

Kryedemokrati shtoi se përballë PD-së që ka Chris LaCivita si strateg, është Rama, i cili ka pranë deputetin Vullnet Sina, i cili, sipas tij, duhet të dorëzojë mandatin për shkak të përfshirjes në skandalet me mallra të skaduara. Berisha nuk ka kursyer kritikat, duke thënë se Rama është mbështetur nga “bandat”, përfshirë Sule Çelën, Bajrat, dhe hajdutë të tjerë.

“I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.

Por, këto dy ditë është i tmerruar dhe më shumë, sepse mësoi që PD, ka marrë për avokat, të kauzave tuaja të drejta, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentin Donald Trump”, tha Berisha.

Më tej ai tha se në një anë është PD me kryestrategun Chris LaCivita, ndërsa nga ana tjetër është Rama me deputetin Vullnet Sina, i cili është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me LaCivitën.
Për Sinën Berisha tha se duhet të dorëzonte mandatin, pasi ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar.
Në fund, Berisha theksoi se sot “PD është me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai (Rama) me bandat, me Sule Çelën, me Bajrat, hajrat, e të tjerë”.

Berisha: I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.
Por, këto dy ditë është i tmerruar dhe më shumë, sepse mësoi që PD, ka marrë për avokat, të kauzave tuaja të drejta, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentin Donald Trump.
Në një anë opozita më Chris LaCivitën në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një huajt e deputet që duhet të jepte mandatin se ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar.
Opozita, PD, ju të gjithë, me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai (Rama) me bandat, me Sule Çelën, me Bajrat, hajrat, e të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...