23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

“Burrec dymetrosh”, Berisha Fton Ramën në Debat Publik nga Kuçova: “Nuk del dot, sepse nuk is mban”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar sërish Kryeministrin Edi Rama në një debat publik për të prezantuar kandidatët dhe programet e tyre. Gjatë një takimi në Kuçovë, Berisha ka theksuar se Rama nuk ka guximin të dalë përballë tij dhe qytetarëve, duke e akuzuar se është i tmerruar nga disfatën e tij të ardhshme.

Ka 12 vite që ke qeverisur, unë kam 12 vite që nuk kam qenë në pushtet. Hajde, tregoj qytetarëve çfarë ke bërë dhe çfarë do të bësh,” tha Berisha, duke e ftuar Ramën të përballet me të. Ai e quajti Ramën “burrec dy metrash” dhe e akuzoi për fjalë banale dhe të turpshme që përdor në adresë të kundërshtarëve dhe qytetarëve.

Berisha shtoi se Rama është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon po e çon atë më afër humbjes së tij përfundimtare dhe se çdo përpjekje për të izoluar PD-në ka dështuar.

Flet me vete çdo mëngjes, sy më sy, sepse e di që është buzë greminës,” u shpreh Berisha, duke aluduar për situatën politike të kryeministrit. Ai e mbylli fjalën e tij duke akuzuar Ramën për përdorimin e fjalorit të ulët dhe përpjekjet për të krijuar përçarje mes qytetarëve, veçanërisht në familje.

Ndaj edhe burreci dy metrash. I them burrec se e meriton kam ftuar… e ftoj edhe sot. Hajde takohemi këtu në Kuçovë, të japim llogari të dy.

Të shpjegojmë programin. Ti ke 12 vite që ke qeverisur, unë kam 12 vite që skam qenë në pushtet. Urdhëro! Tregoj qytetarëve çfarë ke bërë dhe çfarë do të bësh. S’del dot. Nuk ia mban. Flet me vete çdo mëngjes me veten, sy më sy.
Së dyti, ju e konstatoni, kalojnë nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalësh banale, të turpshme, sikur jo kryeministër, por mund ti vësh çdo epitet. Burrec dy metra i gjatë po i them.

Cfarë flet? Këneta, hardhuca, zhapik, çyrykë, autik, budalla. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në mënyrë meskine, të krijojë përçarje në familje, duke u thënë se burrat po të mos ishin ju, burrat do bëheshin me bisht.
Këto të gjitha fshehin një tmerrim të tij. Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon e çon atë buzë greminës, disfatës, humbjes së tij përfundimtare. Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar PD-në.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...