23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Arrestohet 20-vjeçari, sëbashku me shokun vodhën automjetin, kapen nga kamerat

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë vënë në pranga një 20-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër të ri, pas një kallëzimi për vjedhje automjeti të bërë nga një grua 28-vjeçare, e cila kishte denoncuar vjedhjen e automjetit të saj nga garazhi i pallatit ku banon.

Në kuadër të operacionit “Micro”, pas hetimeve intensive, policia arrestoi në flagrancë shtetasin M. Sh., 20 vjeç, ndërkohë që shpalli në kërkim shtetasin E. H.(B.), 20 vjeç, banues në Tiranë. Dy të rinjtë dyshohet se, më datë 25 prill 2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra” në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.

Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua pranë banesës së të arrestuarit, si prova materiale. Policia ka intensifikuar punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet e hetimit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për këtë ngjarje, autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë të ndjekin të gjitha rastet e vjedhjes dhe krimeve të tjera me një strategji të fortë hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...