23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Apeli kërkon informacion nga SPAK për bisedat në Sky ECC lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela

Gjykata e Apelit, e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut për vrasjen e policit Xhulio Prela, ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të kontrolluar nëse aplikacioni i koduar Sky ECC përmban biseda ose të dhëna që lidhen me këtë krim të rëndë. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.

Redion Hysa ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës për akuzën e vrasjes së policit, edhe pse prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vjet burgim. Nga ana tjetër, Nikollë Sherrniku, një person me lidhje të ngushta me Ervis Martinaj, akuzohet për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes.

Fillimisht, për vrasjen e Xhulio Prelës, ishte akuzuar Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinaj. Më pas, prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Redion Hysën, pasi në një depozitë uji mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën u krye krimi, ndonëse në të nuk u gjetën gjurmë gishti të të arrestuarit.

Gjatë shqyrtimit të dosjes nga Apeli, janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen. Gjykata ka vendosur të kërkojë nga SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC, të ndodhura në kohën kur ka ndodhur ngjarja, mes Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe të tjerëve, për të verifikuar nëse ata kanë diskutuar për krimin dhe nëse mund të implikohet Redion Hysa dhe Nikollë Sherrniku.

Xhulio Prela u vra ndërsa kthehej nga Shkodra për në Tiranë, pasi kishte shoqëruar një të afërm të tij. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se dy automjetet që kanë lëvizur në atë zonë për një periudhë të gjatë kohore, pasi lëvizjet ishin të kufizuara nga pandemia e COVID-19, ishin makina që drejtohej nga Prela dhe një tjetër nga Brilant Martinaj. Kjo u konfirmua edhe nga kamerat e sigurisë pranë një karburanti, ku Martinaj, i veshur me rroba ushtarake, ndalon dhe furnizon makinën me karburant. Brilant Martinaj u ekzekutua më 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij, në një atentat mafioz.

Pas këtij atentati, gjykata e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim. Pas administrimit të provës nga SPAK, Apeli do të firmosë verdiktin për dy të pandehurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...