8.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Hyn sot në fuqi, Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

Hyn sot në fuqi, Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili parashikon disa ndryshime të rëndësishme. Sipas nismës së re parashikohet shkurtimi i afatit të pagesës së dëmeve, uljen e kostove për të siguruarit dhe uljen e shpenzimeve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimit të “Raportit Evropian të Aksidenteve” për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë.

Po ashut në draftin e miratuar nga Kuvendi theksohet se: “Përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit”.

Gjithashtu në ketë ligjit të ri parashikohet “përmirësimi dhe saktësimi i procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit. Në projektligj parashikohet që afatet për trajtimin dhe pagesën e dëmshpërblimit të jenë:

  • 90 ditë për dëme ndaj personit;
  • 30 ditë për dëme ndaj pronës; si dhe
  • 14 ditë për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100,000 lekë.

Gjithashtu saktësohen afatet, duke përcaktuar se data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim është data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues. Në rastin kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, është parashikuar detyrimi i shoqërisë për t’ju drejtuar me shkrim konsumatorit, për plotësimin e dokumentacionit, brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës. Ligji parashikon edhe afatin për kryerjen e pagesës së dëmit nga shoqëria e sigurimit, që është brenda 14 ditëve, pasi ka përfunduar trajtimi i kërkesës.

Adresohen problematikat e deritanishme të Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe ngërçi me Fondin e Kompensimit. Në ligj është parashikuar e drejta e shoqërisë së sigurimit që të kryejë funksionet e entit kompensues, për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe parashikimi për rastet që trajtohen direkt nga Byroja.

Kështu, nëse një i siguruar te shoqëria e sigurimit X ose personi që ndodhet në këtë mjet, pëson një aksident shkaktuar nga një mjet i pasiguruar, ose nga dikush që largohet nga vendngjarja, rasti nuk shkon më automatikisht te Byroja Shqiptare e Sigurimit për t’u trajtuar si Fond Kompensimi, por të dëmtuarit (përfituesit) i lind e drejta që kompensimin t’ia kërkojë direkt shoqërisë që ka lëshuar policën e sigurimit. Ndërsa për rastet që trajtohen dhe paguhen nga Byroja, krijohet Fondi i Kompensimit, i cili sipas ndryshimeve ligjore ka në çdo moment si fond garancie një vlerë minimale prej 150 milionë lekësh.

Rritja e masës së dëmshpërblimit që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit në 1 korrik dhe pastaj në mënyrë graduale, duke filluar nga 1 janari 2022 deri në datë 31 dhjetor 2026. Në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit parashikohet një rritje me 50% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës, (nga 10 në 15 milionë lekë), të rreth 85% të mjeteve motorike. Gjithashtu parashikohet një rritje me 33% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot (nga 15 në 20 milionë lekë). Limiti për person në një ngjarje sigurimi parashikohet të rritet me 10% (nga 20 në 22 milionë lekë) dhe më 31.12.2026 shkon nga 22 milionë lekë në 32 milionë lekë, duke u rritur me 60%. Limiti për ngjarje sigurimi në harkun 5 vjeçar për dëme pasurore dhe jopasurore do të rritet me 37.6% (nga 54.5 milionë në 75 milionë lekë)”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT