33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Varianti i ri i COVID-19, Delta/ Manastirliu: “Situata në vendin tonë ka tregues pozitiv, por ka një alert…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri më tani në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast i varianti të ri të COVID-19, Delta.

Ky fakt u bë i ditur gjatë fjalës së ministres në Kuvend.

“Shqipëria po kalon një situatë të qëndrueshme shkaktuar nga SARAS-COV2. Kjo reflekton fushatën e vaksinimit dhe nga masat që kemi ndjekur. Përmbyllëm dy ditë të hapur vaksinimi plus 18 vjeç, dhe mbi 17 mijë qytetarë janë vaksinuar për herë të parë. Po ecim me ritme të mira. Sa i takllon dozave të dyta janë mbi 400 mijë qytetraë që janë të vaksinuar. Ja kemi dalë që të përmbushim një objektiv dhe po vijojmë me vaksinimet në territor. Sot sjellim në Kuvend një tjetër kontratë për vaksinat, me kompaninë Pfizer ku do të sigurojmë mbi 1 mln doza vaksinash.

Gjatë Sezoni të verës do vijojmë me fushatë intensive dhe me vaksinimet në shtëpi për të pamundurit. Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve. Por ka një alert, që është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit. Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal. Ne do të ndjekim rekomandimet e ekspertëve. Nga sot zgjatet ora policore deri ne orën 00:00.”, tha ajo.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...