23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi flasin për “Big Brother VIP 4”: “Mos u përfshini emocionalisht, është vetëm një reality”

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi, ish-banorë të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Nata me Aulonën”, ku ndanë reflektimet e tyre mbi eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe fenomenin e lidhjes së fortë emocionale të fansave me këtë reality-show.

Gjatë bisedës, Krisa theksoi se publiku shpesh përfshihet emocionalisht në një format që ka natyrë të përkohshme dhe që përfundon, ndërsa jetët e banorëve vazhdojnë në rrjedhën e tyre normale.

“Mos u përfshini kaq shumë emocionalisht në një reality kur ai do të mbarojë. Secili vazhdon jetën e tij. Disa mund të pajtohen, disa jo, dhe kjo është normale, nisur nga debatet apo situatat që ndodhin brenda shtëpisë,” tha Krisa, duke theksuar se përplasjet dhe afeksionet e krijuara në “Big Brother” nuk duhet të ndikojnë tej mase në ndjenjat e publikut.

Nga ana tjetër, këngëtari Tiri Gjoci u ndal në një aspekt psikologjik të sjelljes së fansave, duke e cilësuar atë një fenomen për t’u studiuar.

“Mendoj që rasti i fansave të Big Brother është rast për t’u studiuar. Është shumë e çuditshme se si arrijnë të krijojnë një lidhje emocionale me disa banorë, përtej çdo logjike. Edhe kur faktet janë të qarta, ata nuk i pranojnë. Kjo është një sjellje vërtet interesante për analizim,” theksoi Tiri.

Të dy artistët ndanë qëndrime të ngjashme mbi ndikimin emocional të reality show-t në publik, duke apeluar për më shumë distancë dhe kuptim të karakterit argëtues të formatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...