23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Kanadaja voton mes tensioneve me SHBA-në dhe thirrjeve të Trump për aneksim

Kanadezët po votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme, ku liberalët në pushtet të kryeministrit Mark Carney përballen me sfidën e konservatorëve të opozitës të udhëhequr nga Pierre Poilievre.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ndezi edhe më tej atmosferën elektorale, duke përsëritur thirrjet e tij që Kanadaja të bëhet “Shteti i 51-të i çmuar i Shteteve të Bashkuara”, një propozim që është refuzuar prerazi nga politikanët kanadezë dhe nga shumica dërrmuese e votuesve.

Tarifat e vendosura nga Trump kundër Kanadasë dhe retorika e tij për aneksim kanë shkaktuar zemërim në Otava, duke u interpretuar si një akt bullizmi ndaj një aleati tradicional dhe fqinji të afërt.

Mark Carney, ish-guvernator i Bankës së Anglisë dhe Bankës së Kanadasë, është shfaqur si figura stabilizuese që premton diversifikimin e marrëdhënieve tregtare të vendit me Evropën dhe Azinë, në përpjekje për të reduktuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara. Poilievre, ndërkohë, ka bërë fushatë mbi një platformë të djathtë, duke premtuar uljen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.

Megjithëse konservatorët hynë në garë me një avantazh të ndjeshëm, ndërhyrjet e Trump kanë tronditur dinamikën elektorale. Retorika populiste e Poilievre, ngjashme me stilin e Trump, ka shqetësuar një pjesë të elektoratit kanadez, veçanërisht mes tensioneve në rritje me Uashingtonin.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkroi:

“Shikoni sa e bukur do të ishte kjo masë tokësore. Qasje e lirë PA KUFI. Amerika nuk mund ta subvencionojë më Kanadanë me qindra miliarda dollarë në vit që kemi shpenzuar në të kaluarën. Nuk ka kuptim nëse Kanadaja nuk është një Shtet.”

Ai bëri thirrje që kanadezët të zgjidhnin “njeriun me forcën dhe mençurinë” për të përgjysmuar taksat dhe për të rritur fuqinë ushtarake – një mesazh që u prit me skepticizëm në veri të kufirit.

Në këtë sfond të tensionuar, mbi 29 milionë kanadezë janë thirrur të zgjedhin 343 anëtarët e Dhomës së Komunave në Otava. Sipas autoriteteve të zgjedhjeve, më shumë se 7 milionë qytetarë kanë votuar paraprakisht – një rekord historik.

Sondazhet e fundit favorizojnë lehtë Liberalët e Carney, megjithëse gara mbetet e ngushtë. Rezultatet e para priten të shpallen menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit këtë mbrëmje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...