23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Operacioni “The Wanted” – Dy të kërkuar ndërkombëtar ekstradohen nga Gjermania dhe Italia drejt Shqipërisë

Interpol Tirana njofton për finalizimin me sukses të dy ekstradimeve të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave në kërkim. Danjel Lalaj, 21 vjeç, dhe Kledjon Berberi, 35 vjeç, janë ekstraduar përkatësisht nga Gjermania dhe Italia drejt Shqipërisë, për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Danjel Lalaj, i arrestuar në Gjermani, ishte shpallur në kërkim nga GJKKO, e cila në vitin 2021 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
• “Kultivimi i bimëve narkotike”,
• “Grupi i strukturuar kriminal”,
• “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kledjon Berberi, i arrestuar në Milano të Italisë, akuzohet nga Gjykata e Korçës për:
• “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe
• “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 35-vjeçari ndodhi në qershor të vitit 2024, kur ai, në bashkëpunim me një person tjetër, dyshohet se mbajti me forcë brenda një automjeti dhe dhunoi rëndë shtetasin K. V.

Policia e Shtetit njofton se vijojnë bashkëpunimet me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...