23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Elbasan – Arrestohen xhaxha e nip për inskenimin e një shpërthimi me tritol me qëllim përfitimin e azilit

Një ngjarje e pazakontë tronditi qytetin e Elbasanit në orët e para të 1 majit, kur një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në lagjen “Partizani”, në banesën e 43-vjeçarit Arbër Pepa. Në momentin e ngjarjes në banesë nuk ndodhej askush, dhe fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas shpërthimit, Policia e Elbasanit nisi hetimet dhe kërkoi pamjet filmike të zonës, por nuk u arrit të identifikohej asnjë person i dyshuar. Hetimet morën një kthesë të papritur kur dyshimet u përqendruan te vetë pronari i banesës.

Operacioni “Inskenimi”
Falë të dhënave të mbledhura nga inteligjenca informative dhe dëshmisë së nipit të Pepës, 18-vjeçarit E. T., policia zbuloi se shpërthimi ishte inskenuar nga vetë Arbër Pepa në bashkëpunim me nipin e tij, me qëllim përfitimin e azilit në një vend të Bashkimit Evropian. Skema parashikonte që Pepa të largohej drejt Greqisë bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën pak para shpërthimit, ndërsa nipi vendosi tritolin në hyrje të banesës.

Arbër Pepa u arrestua në tentativë për t’u arratisur, ndërkohë që nipi u prangos dhe bashkëpunoi me hetuesit duke rrëfyer planin dhe duke ndihmuar në lokalizimin e të afërmit të tij.

Policia njofton:

“Shtetasi A. P., në bashkëpunim me nipin E. T., ka vendosur lëndë eksplozive para banesës së tij me qëllim përfitimin e azilit në një nga vendet e BE-së. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”

Autoritetet kanë publikuar gjithashtu pamje nga momenti i arrestimit të Pepës, i cili u lokalizua dhe kap nga strukturat e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “Inskenimi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...