27.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

Berisha në Dimal: Do i kthejmë fermerëve 230 milionë euro subvencione – Ballkani i Hapur do shkojë në koshin e plehrave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me fermerët e Dimalit në Berat, ku prezantoi pjesë nga programi i “PD-ASHM” për bujqësinë dhe ekonominë rurale. Në nisje të fjalës së tij, Berisha përshëndeti pjesëmarrjen e deputetes italiane Erica Massetti, të cilën e cilësoi një “mike të shquar të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike”.

“Zonja Massetti ndodhet sot këtu për të mbështetur opozitën shqiptare, si një dëshmi e lidhjeve të forta që na bashkojnë me Forza Italia, që prej kohës së mikut të madh të shqiptarëve, Silvio Berlusconi,” tha Berisha, duke nënvizuar lidhjet ndërkombëtare të PD-së.

Në vijim, ai premtoi një kthesë të madhe në mbështetjen për fermerët shqiptarë pas zgjedhjeve, duke denoncuar nivelin aktual të subvencioneve si “diskriminim të pafalshëm” krahasuar me vendet fqinje.

“Fermerët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi marrin pesë herë më shumë subvencione se ju. Hapja e tregut pa mbështetje për fermerin vendas është një padrejtësi. Ne do ta ndalim këtë,” deklaroi Berisha.

Ai e quajti të papranueshme që, ndonëse bujqësia kontribuon me 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit jep vetëm 32 milionë euro në vit për këtë sektor. “Shifra qesharake”, e cilësoi ai, duke bërë krahasim me 220 milionët që ndan Maqedonia për fermerët.

“Ne do e çojmë këtë mbështetje në 230 milionë euro. Çdo fidan që do mbillni, çdo bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi do të subvencionohet. Ky është një premtim solemn,” u shpreh lideri demokrat.

Në përfundim, Berisha ritheksoi qëndrimin e tij të prerë kundër nismës rajonale Ballkani i Hapur, të cilën e quajti “projekt që do përfundojë në koshin e plehrave që javën e parë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...