10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë/ 38 urdhër-arreste, në shënjestër grupi që trafikonte drogë e pastronte para

Një operacion ndërkombëtar po zhvillohet në disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestesh për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.

Miliona euro pasuri janë në proces konfiskimi teksa grupi i shënjestruar akuzohet për trafik droge, korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash.

Arrestimet janë kryer nën bashkëpunimin e autoriteteve shqiptar SPAK, Antimafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare dhe Eurjust.

Mediat italiane raportojnë se operacioni për arrestim është kryer në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Sot paradite priten detaje të reja nga operacioni gjatë një konference për shtyp ku i pranishëm do të jetë edhe drejtuesi i SPAK,Arben Kraja bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Hetimet për këtë grup kriminal ka filluar nga viti 2018 me anë të dy operacioneve, “Shefi” e “Kulmi”, në këtë vit dhe në 2020 teksa tashmë janë lëshuar 38 urdhër-arreste ku të përfshirë janë dhe zyrtarë të shtetit.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...