14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Makina përfshihet nga flakët në aksin Lezhë–Shkodër, dyshohet se doli nga rruga

Lezhë, 4 maj 2025 – Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në aksin nacional Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për t’u përfshirë më pas nga zjarri.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një automjet tërësisht të shkrumbuar, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të neutralizuar flakët. Fatmirësisht, sipas autoriteteve, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Fillimisht në disa media u aludua se ngjarja mund të ishte e lidhur me incidentin e ndodhur në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona. Por kjo u përgënjeshtrua zyrtarisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, e cila deklaroi se nuk ka asnjë lidhje mes dy ngjarjeve.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit dhe të zjarrit që përfshiu automjetin

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...