28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Humb jeten 24-vjeçari Gerald Bitri pas përplasjes me armë në Laç – Dy të arrestuar, 4 të plagosur

 

Një përplasje tragjike me armë zjarri në Laç i mori jetën 24-vjeçarit Gerald (Geri) Bitri, i cili ndërroi jetë gjatë natës në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas plagëve të marra një ditë më parë. Konflikti nisi për një gërvishtje makine, por degradoi në një përleshje me armë që plagosi pesë persona.

Të plagosur mbetën:

  • Liridon Ismalaj
  • Amarildo Ndoji
  • Daniel Gjeloshi
  • Angjelina Gjezaj, shitëse ambulante që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes

Policia konfirmon se ka arrestuar dy të rinj, Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi (ky i fundit edhe i plagosur), si autorë të dyshuar. Ata do të përballen me akuzat për:

  • “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”
  • “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

Një nga armët e përdorura u gjet në një kantier ndërtimi, ndërsa hetimet zbuluan dinamikën falë dëshmive në vendin e ngjarjes dhe kamerave të sigurisë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik për banalitetin e shkakut dhe pasojat fatale që solli. Pritet reagim i mëtejshëm nga autoritetet dhe familjarët e viktimës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...