23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Drejtori i ri i Spitalit të Dibrës, Ruzhdi Deda, kërcënohet dhe përndiqet nga ish-drejtoresha Irini Shehu – Arrest shtëpie për të pandehurën

 

Vetëm 6 ditë pas emërimit në detyrën e drejtorit të spitalit të Dibrës, Ruzhdi Deda është përballur me kërcënime, përndjekje dhe shantazhe të vazhdueshme nga ish-drejtoresha Irini Shehu, e cila është vendosur nën masën e arrestit në shtëpi nga gjykata, pas hetimeve të prokurorisë.

Ngjarja

Sipas dosjes hetimore, konflikti nisi kur Deda e thirri Shehun në zyrë për të marrë sendet personale, por aty shkoi në përplasje verbale që më pas u zhvendos në kërcënime të përsëritura, si në ambientet e spitalit, ashtu edhe në rrjete sociale dhe në grupin e WhatsApp-it të Partisë Socialiste.

Mesazhet kërcënuese

Prokuroria dokumenton mesazhe fyese dhe shantazhuese, përfshirë:

  • Lexoje mirë këtë sms… do të të bëhet hyrja në spital si me Shengen”,
  • Kujdes burrin, se i rrinë gjatë në zyrë” – drejtuar bashkëshortes shtatzënë të Dedës, në muajin e 9-të,
  • Mesazhe në 4 të mëngjesit, me përmbajtje denigruese dhe shantazhuese.

Incidentet publike

Një tjetër moment tensioni ndodhi më 22 prill, pas një mbledhjeje të PS, ku Shehu e ofendoi publikisht Deden në prani të koordinatorëve lokalë, duke thelluar përplasjen personale dhe politike mes tyre.

Vendimi i gjykatës

Pas kallëzimit penal dhe administrimit të provave, përfshirë deklarata, pamje dhe mesazhe, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi” për Irini Shehun, për veprën penale të “përndjekjes” dhe shkeljes së dinjitetit të një funksionari publik.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe në radhët e PS-së lokale, ku tensionet e brendshme dhe lufta për poste po shfaqen në mënyrë të hapur dhe të dhunshme.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...