14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ilir Meta në Ditën e Dëshmorëve: Të ndërtojmë Shqipërinë e drejtë dhe evropiane që na lanë amanet Martirët

 

Në Ditën e Dëshmorëve, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë një mesazh reflektues dhe apelues për të nderuar kujtimin e mijëra martirëve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Sot është dita e kujtimit të amanetit të Martirëve, për të ndërtuar një Shqipëri të begatë, të drejtë dhe europiane për të gjithë shqiptarët”, shkruan Meta në postimin e tij, duke i cilësuar 5 Majin si një ditë të madhe kujtese dhe frymëzimi.

Në mesazhin e tij, Meta thekson rëndësinë e mbrojtjes së Lirisë, Sovranitetit dhe Pavarësisë, duke paralajmëruar vigjilencë ndaj çdo uzurpatori, pavarësisht formës që ai mund të marrë.

5 Maji është dhe do të mbetet një ditë madhore kujtese dhe nderimi për mijëra e mijëra shqiptarë patriotë dhe të rinj që nuk kursyen as jetën për Atdheun,” shprehet kreu i Partisë së Lirisë.

Në këtë ditë përkujtimore, krerët shtetërorë janë përulur para monumentit “Nëna Shqipëri”, ndërsa edhe Ambasada e SHBA-së ka shpërndarë një mesazh të zv/presidentit amerikan Vance, duke theksuar lirinë e qytetarëve dhe rëndësinë e mosfrikësimit prej tyre.

“Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!” – mbyllet mesazhi i Ilir Metës në këtë ditë të shënuar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...

Djathi Brie me Listeria u shit te konsumatorët, AKU gjobit kompaninë: pikëpyetje për kontrollin...

0
Djathi Brie i importuar nga Italia, për të cilin është ngritur alarm për praninë e bakterit Listeria, rezulton se ka përfunduar në treg dhe...

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...