30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Kaos pas ndeshjes Vllaznia–Dinamo në “Arenën Kombëtare”: Përplasje mes stafeve dhe ndërhyrje e policisë

 

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare”, është mbyllur mes kaosi dhe tensioni të lartë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, ambientet e brendshme të stadiumit u përfshinë nga një përplasje e ashpër mes stafeve të dy skuadrave.

Në pamjet e publikuara nga “Shkodra Sport”, duken qartë skena tensioni në tunelin që lidh fushën me dhomat e zhveshjes, ku përfaqësues të dy klubeve shihen duke debatuar ashpër, fyer dhe shtyrë njëri-tjetrin. Në vendngjarje ndërhyri menjëherë një numër i madh efektivësh policie, të cilët u angazhuan për të ndarë palët dhe për të qetësuar situatën.

Përplasja pason një ndeshje me ngarkesë të lartë emocionale dhe mund të ketë lidhje me vendime arbitrare apo tensione të akumuluara gjatë lojës. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit apo klubet përkatëse në lidhje me incidentin.

Ngjarja rrezikon të ketë pasoja disiplinore për të dyja ekipet, ndërkohë që pritet një hetime dhe raport i delegatit të ndeshjes.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...