20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Takim i nivelit të lartë në KQZ për garantimin e integritetit të zgjedhjeve

Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u zhvillua sot një takim i rëndësishëm ndërinstitucional me pjesëmarrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi; Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani; Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit për garantimin e integritetit të zgjedhjeve dhe përmirësimi i reagimit institucional ndaj çdo tentative për shkelje të ligjit zgjedhor.

Në qendër të diskutimeve ishin masat parandaluese dhe ndëshkuese për çdo formë presioni, ndikimi apo shkeljeje që cenon vullnetin e zgjedhësve. Palët ndanë informacione konkrete mbi kallëzimet e deritanishme, duke theksuar nevojën për reagim të menjëhershëm dhe të koordinuar të prokurorisë dhe policisë për çdo incident që minon besimin publik.

Temë e veçantë e takimit ishte edhe votimi nga jashtë vendit, një proces i ri që sjell sfida të natyrës teknike dhe organizative. U diskutua mbi sigurinë e dërgesave postare, verifikimin e të dhënave dhe garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare.

Në përmbyllje të takimit, drejtuesit e institucioneve vizituan Qendrën Operacionale të Kundër Krimeve Zgjedhore pranë KQZ-së, ku janë të pranishëm përfaqësues të SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme – si një nyje bashkëpunimi e gatshme për të ndërhyrë në kohë reale për çdo problematikë që mund të lindë gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve.

Takimi sinjalizon një angazhim të qartë për një proces zgjedhor të pastër, të ndershëm dhe të mbrojtur nga çdo formë abuzimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...