26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni ndërkombëtar, kreu i SPAK jep detaje: “Është një skuadër e përbashkët që ka mbi 1 vit e gjysmë që vijon operacionin”

Pas ekzekutimit të operacionit të përbashkët Itali-Shqipëri ku u arrestuan 38 persona për kultivimin e lëndëve narkotike, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja deklaroi në një konferencë se një nga detajet kryesore të këtij operacioni ishin 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Sipas tij, kanë qenë pikërisht ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë sjellë në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Kraja deklaroi se gjatë këtij operacioni është evidentuar i gjithë zinxhiri i kultivimit dhe transportit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

“Është një skuadër e përbashkët që ka mbi 1 vit e gjysmë që vijon operacionin. Një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm. E rëndësishme në mbledhjen e procvave djhe aarritjen në konkluzionin klonkret dhe zbatimin e 28 masave në Tiranë. Moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm i kryer. Është evidentuar i gjithë zinxhiri i kultivimit dhe transportit në Itali i lëndëve narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti. Bëhet fjalë për prokurorë, zyrtarë policie administratorë të qeverisjes lokale. Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlera miliona euroshe. Treguesi i rëndësishëm janë bashkëpunëtorët e drejtësisë ishin 4 persona që kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Kemi bngritur akuza për pastrim të akuzave. Përpara një viti ishim në një konferencë në Romë që sqaruam pjesën e parë të operacionit” – tha Kraja.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...