23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Një hap historik drejt BE-së: Shqipëria çel negociatat për 8 kapituj të rinj

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment historik në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së miratoi dje qëndrimin e përbashkët për hapjen e negociatave mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke rikonfirmuar mbështetjen për përpjekjet e vendit tonë në procesin e integrimit evropian.

Vendimi paraprin Konferencën e Pestë Ndërqeveritare, e cila do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel, dhe shënon një avancim të ndjeshëm në një proces negociatash që po ecën me një ritëm të paprecedentë.

Kapitujt e përfshirë – nga transformimi digjital, arsimi, kërkimi shkencor dhe kultura, deri tek politikat fiskale, punësimi, doganat dhe industria – janë themelore për të ndërtuar një ekonomi konkurruese dhe për të rritur standardin e jetesës në vend. Konkretisht, bëhet fjalë për:

  • Kapitulli 10: Transformimi Digjital dhe Media

  • Kapitulli 16: Tatimet

  • Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare

  • Kapitulli 19: Politika Sociale dhe Punësimi

  • Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale

  • Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi

  • Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura

  • Kapitulli 29: Bashkimi Doganor

Hapja e këtyre kapitujve është një sinjal i qartë për përkushtimin e BE-së për zgjerim të bazuar mbi merita dhe reforma konkrete, ndërkohë që për Shqipërinë përfaqëson një hap përpara drejt realizimit të vizionit “Shqipëria 2030” – një vend i zhvilluar, konkurrues dhe plotësisht i integruar në familjen evropiane.

Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka arritur të hapë negociatat për 27 kapituj në total, pas çeljes së suksesshme të Grupimit 1 (Themeloret) në tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) në dhjetor 2024 dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) në prill 2025.

Ky progres i shpejtë nuk është vetëm rezultat i vendosmërisë politike, por edhe i një pune të qëndrueshme institucionale, që tashmë po jep fryte konkrete për qytetarët: nga shërbime publike më transparente, tatime më të drejta, vende pune më të sigurta, deri tek akses më i madh për të rinjtë në arsimin evropian, bursat dhe programet e BE-së.

Ky është momenti për të forcuar besimin se integrimi nuk është vetëm një ideal politik, por një proces që prek jetën e përditshme të çdo qytetari – dhe që po sjell gjithnjë e më shumë mirëqenie, stabilitet dhe mundësi për Shqipërinë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...