25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Agron Shehaj mbyll fushatën me thirrje për ndryshim: “Shqipëria ka nevojë për një mundësi të re, jo një rotacion të vjetër”

Kryetari i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, ka mbyllur fushatën elektorale me një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, duke i ftuar që më 11 maj të votojnë për një të ardhme të ndershme dhe larg politikës së vjetër. Nga Pallati i Kongreseve, ai theksoi se vendi ndodhet përballë një mundësie historike për të ndryshuar kursin, pas 35 vitesh duopol mes dy partive kryesore.

“Politikanët e këtyre dy partive mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për ju. Prandaj krijuam ‘Mundësinë’, një vit më parë: një alternativë e vërtetë, jo thjesht një rotacion”, deklaroi Shehaj.

Ai u ndal tek rruga e vështirë e përshkuar nga partia e tij, duke përmendur presione, sulme mediatike dhe procedura gjyqësore, por tha se këto ishin provë e faktit se ndryshimi po ndodh. “Na kanë sulmuar sepse po e shohin që diçka e madhe dhe historike po ndodh në Shqipëri. Po çlirohet një potencial, një energji dhe një besim i pandalshëm”, u shpreh ai.

Shehaj nënvizoi se Partia ‘Mundësia’ përfaqëson shansin për të ndërtuar një vend ku qytetarët jetojnë nga puna e tyre, pa nepotizëm dhe pa lidhje me partitë e vjetra.

“Koha për ndryshim është tani,” ishte mesazhi final i tij për zgjedhjet e së dielës, ku Partia ‘Mundësia’ garon me numrin 10 në fletën e votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...