29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

“Shtëpia e Europës” në Tiranë – Rama publikon pamjet nga brenda strukturës që mikpret Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video ekskluzive nga brenda strukturës ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Ai e ka quajtur këtë hapësirë “Shtëpia e Europës”, një simbolikë që sipas tij është realizuar me ndihmën e më të vegjëlve të vendit.

“Shtëpia e Europës është krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë”, shkruan Rama, duke theksuar se sot Europa ka zbritur në Shqipëri dhe se e gjithë bota do të mbajë sytë nga Tirana.

Në postimin e tij, Rama shprehet:

“MIRËMËNGJES dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë.”

Pamjet e shpërndara tregojnë një strukturë moderne dhe të ngrohtë, ku motivet artistike të fëmijëve janë bërë pjesë e dizajnit dhe atmosferës pritëse të një ngjarjeje të rëndësishme për kontinentin. Ky është një prej samiteve më të rëndësishëm që zhvillohet në Tiranë, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes europiane dhe ndërkombëtare.

Në këtë samit marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që fokusi i diskutimeve do të jetë siguria, stabiliteti dhe integrimi europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...