5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Live From Tirana” – Stilisti Desi Doce analizon veshjet e politikanëve: Elisa stononte, Belinda jo aty ku duhej

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për emisionin “Live From Tirana”, stilisti i njohur Desi Doce ndau opinionin e tij mbi stilin e disa prej figurave më të njohura të ekranit dhe politikës shqiptare, me fokus te zgjedhjet dhe mënyra se si u paraqitën disa prej politikanëve në ditën e votimit.

I pyetur nga moderatori Ronaldo për zgjedhjen e veshjes së Elisa Spiropalit, e cila votoi me një xhaketë dhe T-shirt të bardhë, kombinuar me një fund fizarmonike “gold në kafe”, Desi e përshkroi veshjen si interesante, por me disa rezerva.

“Thyerja e xhaketës me fundin ishte shumë interesante, por jo goditja e duhur me ngjyrat që kishte zgjedhur. Elisa ka tipare shumë të buta dhe do t’i shkonte një ngjyrë më e fortë për të balancuar hijeshinë që ka. Ishte një zgjidhje që mund të ishte përmirësuar lehtësisht me një kapëse te jakëza e xhaketës. Nuk është ndër më të veshurat keq, por mund të kishte bërë më mirë,” – komentoi Desi.

Ndërsa për Belinda Ballukun, e cila zgjodhi një kostum me ngjyrë vishje dhe një këmishë blu, stilisti tha se, ndonëse zgjedhja mund të ketë pasur një mesazh politik, kombinimi nuk funksionoi në aspektin estetik.

“Ishte një pamje e pastër, me një look të kujdesshëm, siç u kërkohet zakonisht politikanëve. Por në aspektin e modës, ngjyrat ishin të forta dhe përplaseshin me njëra-tjetrën. Veshja nuk ishte aty ku duhet. Nga politika mund të ketë qenë një ngacmim i bukur, por nga moda, jo,” – u shpreh Desi.

Analiza e sinqertë e stilistit ngjalli interes për mënyrën se si politikanët përdorin stilin dhe ngjyrat si pjesë të komunikimit të tyre publik, veçanërisht në ditë të rëndësishme si ajo e votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...