14.8 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Tronditje në Meksikë – Influencuesja 23-vjeçare vritet gjatë transmetimit live në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Meksikë dhe më gjerë: Valeria Márquez, një influencuese 23-vjeçare me afro 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, u vra me armë zjarri në mënyrë brutale gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok.

Ngjarja ndodhi në sallonin e bukurisë ku Márquez punonte, në qytetin e Zapopan të rajonit të Jaliscos. Sipas autoriteteve meksikane, ngjarja po hetohet si një femicid – një vrasje e kryer për shkak të gjinisë së viktimës. Prokurori rajonal konfirmoi se janë duke analizuar nëse krimi përfshinte elementë si dhunë degraduese, abuzim seksual apo një marrëdhënie të mëparshme me autorin e mundshëm.

Pamjet nga transmetimi live tregojnë momentet e fundit të jetës së 23-vjeçares. Ajo shfaqet e ulur, duke mbajtur në krahë një lodër pellushi. Në një moment dëgjohet të thotë: “Ata po vijnë,” pak çaste përpara se një zë mashkulli të thërrasë: “Hej, Vale?” – dhe ajo t’i përgjigjet: “Po.” Më pas dëgjohen të shtënat fatale, të cilat i morën jetën në vend.

Më herët gjatë videos, Márquez kishte ndarë me ndjekësit një shqetësim personal, duke treguar se dikush kishte ardhur në sallon me një “dhuratë të shtrenjtë” për të, në një kohë kur ajo nuk ndodhej aty, dhe se ndjehej e kërcënuar nga mundësia që ai person të kthehej.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet janë në vijim.

Vrasja e Valeria Márquez ka hapur një debat të gjerë në Meksikë për sigurinë e grave, rritjen e femicideve dhe rolin e rrjeteve sociale në ekspozimin e individëve ndaj dhunës. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta dhe të tronditura, me përdorues që kërkojnë drejtësi për Valerian dhe dënim të autorit të krimit makabër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...