8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Edi Rama me humor dhe krenari në Forumin Ekonomik: “Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime e fortë, por Shqipëria ka arritur më shumë sesa imagjinonim”

Kryeministri Edi Rama hapi fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë me një batutë plot humor, duke pranuar se fjalimet e shkurtra nuk janë pika e tij e fortë, një karakteristikë që sipas tij ndan me liderët e tjerë të Ballkanit.

“Pas katër zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt,” tha Rama, duke ngjallur të qeshura në audiencë.

Përtej tonit të lehtë në hapje, Rama u ndal me seriozitet tek progresi i Shqipërisë gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar arritjet që, sipas tij, nuk ishin të imagjinueshme as një dekadë më parë.

“Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni, askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Dhe nuk po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 apo 5 viteve më parë,” u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë dhe tashmë po korr frytet e reformave dhe ndryshimeve strukturore, të cilat po përkthehen në rezultate konkrete në zhvillim ekonomik dhe integrim europian.

“Tani jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Dhe kjo është një gjë që, ashtu siç na jep kënaqësi, edhe na tmerron, sepse përgjegjësia është e madhe. Kërkesa për të pasur rezultate të larta po rritet dita-ditës,” tha Rama.

Fjalimi i kryeministrit, i mbushur me tone pozitive, vjen në një kohë kur Shqipëria është në fokusin e vëmendjes ndërkombëtare për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe ekonomike në rajon, si dhe perspektivës së saj europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...