30.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë për të hapur edicionin më madhështor të “Sunny Hill Festival”!

Prishtina po përgatitet për një verë të paharrueshme muzikore, teksa “Sunny Hill Festival” nis më 2 gusht me një super rikthim: Dua Lipa vjen në vendlindje për ta hapur festivalin me një performancë spektakolare, si pjesë e turneut të albumit të saj të ri “Radical Optimism”.

Pas saj, në skenën C4, energjinë do ta ndezë legjenda e muzikës elektronike Fatboy Slim, fitues i 6 çmimeve MTV Video Music Awards. Prania e tij garanton argëtim deri në orët e para të mëngjesit dhe një atmosferë të papërshkrueshme në kryeqytetin e Kosovës.

Një tjetër moment historik për festivalin do të jetë më 2 gusht, kur për herë të parë në Kosovë do të performojë ylli ndërkombëtar Shawn Mendes. I njohur për zërin e tij unik dhe sukseset globale, Mendes ka mbushur skena gjigante si “Madison Square Garden” dhe “Rock in Rio” – dhe tani do të sjellë magjinë e tij edhe në Prishtinë.

Po atë natë, në skenën alternative C4, do të ngjitet DJ brazilian Mochakk, një prej emrave më në zë të skenës botërore të muzikës elektronike, i njohur për stilin funky dhe performancat ekspresive që e kanë çuar nga “Coachella” deri në “Primavera Sound”.

Natën e fundit të festivalit, Anyma – projekti vizionar i Matteo Millerit – do të ofrojë një performancë audiovizuale unike, duke kapërcyer kufijtë mes muzikës dhe artit digjital. Ndërsa në C4, Peggy Gou, sensacioni global i superhitit “(It Goes Like) Nanana”, do të përmbyllë festivalin me një set elektrizues.

Në këtë edicion do të performojnë gjithashtu emra të shumtë nga skena ndërkombëtare dhe ajo shqiptare:
Loredana, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, MC Kresha & Lyrical Son, si dhe shumë të tjerë si TSHA, Skream, Artssassin, Deezy, Sainté, Mygal B2B Edgar Kerri, Sugar Rush, Tommy Gold, Sienna Spiro dhe DJ Caboo.

Në listë nuk mungojnë as artistët e rinj dhe alternativë shqiptarë si Adrian Berisha, Art Lokaj Band, Blerta Përtace, Bana Zahiti, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada, të cilët premtojnë një kombinim të muzikës urbane me energjinë e rinisë kreative të vendit.

“Sunny Hill Festival” 2025 pritet të jetë edicioni më i madh dhe më i pasur ndonjëherë – një manifestim i vërtetë i muzikës, artit dhe dashurisë për Prishtinën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...