16 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Tragjedi në Fier: Vdes vajza 4-vjeçare pasi u zë poshtë muri rrethues i banesës

FIER – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk 2 të Roskovecit, ku një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga shembja e një muri rrethues.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në pronën e shtetasit L. T., babait të të miturës. Muri rrethues i banesës është shembur në mënyrë të papritur, duke i marrë jetën të voglës në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj fatkeqësie.

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin lokal dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë strukturore të banesave dhe rrethimeve në zonat rurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...