16 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Dhunë në familje në Pogradec: Arrestohen bashkëshortët, procedohet djali për dhunë ndaj nënës dhe motrave

 

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në fshatin Çërravë, ku një 50-vjeçar, bashkë me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Pogradecit, në pranga kanë rënë bashkëshortët I. B. (50 vjeç) dhe E. B. (49 vjeçe), ndërsa është proceduar penalisht djali i tyre, Xh. B. (27 vjeç).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. B. dhe E. B., ndërsa referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre Xh. B., pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Ngjarja është një tjetër rast i dhimbshëm që rikthen në vëmendje problematikën e dhunës në familje, ku viktima janë shpesh gratë dhe të moshuarit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij akti të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...