25.3 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Tedi Blushi falënderon votuesit e Ilir Metës: “Nuk ishit thjesht votues, ishit heronj të lirisë”

 

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit, duke falënderuar me tone të forta votuesit që mbështetën liderin e kësaj force politike, Ilir Metën.

Në një deklaratë për mediat, Blushi theksoi se mbi 8 mijë qytetarë, të cilët zgjodhën të votonin për Metën, janë “heronj të lirisë”, që nuk e shitën dinjitetin përballë, siç e quajti ai, “makinerisë kriminale shtetërore”.

“Për Partinë e Lirisë, ata nuk janë thjesht votues, por heronj, simbole të lirisë dhe karakterit të pathyer, që nuk e shitën dinjitetin e tyre, por luftuan me mish dhe me shpirt përballë një makinerie kriminale shtetërore, që shkatërroi standardet zgjedhore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, tha Blushi.

Ai falënderoi gjithashtu anëtarët, simpatizantët dhe të gjitha strukturat e PL-së në të gjithë vendin, për angazhimin në procesin zgjedhor, duke theksuar se sakrificat dhe puna e tyre nuk do të harrohen.

Blushi nënvizoi se të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e PL-së vijojnë të mbrojnë çdo votë me përkushtim dhe përgjegjësi, ndërsa premtoi një analizë të thelluar për të evidentuar çdo shkelje dhe për të nxjerrë përgjegjësit.

“Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe transparente për çdo njësi dhe çdo qendër votimi, jo vetëm për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur, por edhe për të evidentuar rolin dhe misionin e gjithsecilit”, deklaroi ai.

Në fund, Blushi u shpreh se Partia e Lirisë nuk do të ndalet në misionin e saj opozitar kundër qeverisë aktuale, duke ritheksuar se Ilir Meta dhe kjo forcë politike do të vijojnë të mbrojnë kauzat madhore, interesin kombëtar dhe votën e lirë.

“Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk i ndal dot askush në misionin e tyre patriotik për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës,” përfundoi deklaratën e tij Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...