25.3 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

KQZ certifikon rezultatin në Kukës, opozita kërkon auditim të plotë të zgjedhjeve të 11 majit

 

TIRANË – Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka certifikuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun Kukës, i pari nga qarqet që ka përfunduar procesin e numërimit, përfshirë edhe votat e diasporës dhe ato preferenciale.

Sipas deklaratës së Celibashit gjatë mbledhjes së KQZ-së, fituese në Kukës është shpallur Partia Demokratike – Koalicioni për Shqipërinë Madhështore.

Megjithatë, opozita që doli fituese në këtë qark, ka ngritur pretendime për manipulim të votave dhe ka kërkuar nisjen e një auditimi të plotë të procesit zgjedhor që nga data e dekretimit të zgjedhjeve, për të evidentuar të metat dhe parregullsitë e mundshme.

Kreu i KQZ-së theksoi se shqetësimet dhe vërejtjet ndaj procesit zgjedhor do të diskutohen në mbledhjet e ardhshme, duke mos dhënë detaje të mëtejshme për hapat që do të ndiqen.

Ndërkohë, pas Kukësit, është përmbyllur numërimi i votave edhe në qarqet Dibër dhe Shkodër, ndërsa procesi vijon në qarqet e tjera të vendit.

Situata mbetet në vëmendje të medias dhe palëve politike, ndërsa mbeten ende për t’u certifikuar rezultatet në disa qarqe kyçe të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...