19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Kjo është votë me zemër, pa imponim” – Lefter Maliqi kandidati më i votuar i së djathtës nga diaspora në Qarkun e Beratit

Kandidati i Koalicionit PD-ASHM në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, është shpallur si kandidati më i votuar i së djathtës nga diaspora, duke grumbulluar 421 vota preferenciale pas numërimit të votave jashtë vendit.

Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Maliqi u shpreh thellësisht mirënjohës ndaj mbështetjes që ka marrë, duke e cilësuar këtë si një votë me zemër, të lirë dhe pa ndikime.

“Diasporë, mirënjohje e thellë! Jam i pari – kjo është një votë me zemër, pa imponim, pa vajtur asnjëherë jashtë vendit. Kjo është një votë pa ndikim, pa orientim, por e drejtëpërdrejtë. Përulem para jush me zemër! Së bashku do ja dalim, me besim në Zot! Ju faleminderit!”

Maliqi ka qenë një zë aktiv i opozitës në Berat dhe këtë rezultat e sheh si një konfirmim të besimit që diaspora ka tek ai dhe alternativa që përfaqëson.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...