17.5 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Kafeja dhe diabeti: Ndikimi i kafeinës, përfitimet dhe kujdesi i nevojshëm

Informacionet mbi ndikimin e kafesë në nivelin e sheqerit në gjak shpesh janë kontradiktore dhe krijojnë konfuzion, sidomos për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2 apo janë të rrezikuar nga kjo sëmundje. Megjithëse kafeja ofron disa përfitime potenciale për shëndetin, kafeina – një përbërës kyç i saj – mund të ketë ndikim të dyfishtë.

Kafeina dhe ndjeshmëria ndaj insulinës

Studiimet kanë treguar se kafeina mund të ulë ndjeshmërinë ndaj insulinës, çka do të thotë se trupi reagon më pak ndaj insulinës dhe kjo mund të çojë në rritje të përkohshme të nivelit të sheqerit në gjak, sidomos tek diabetikët. Sa më i lartë të jetë konsumi i kafeinës në mënyrë të vazhdueshme, aq më e theksuar mund të jetë kjo ndjeshmëri e ulur.

Kafeja pa kafeinë – alternativa më e mirë?

Për shkak të ndikimit të kafeinës, ekspertët rekomandojnë kafenë pa kafeinë si një alternativë më të sigurt për diabetikët. Në këtë formë, individët përfitojnë nga vlerat antioksiduese të kafesë pa rrezikuar rritje të glukozës në gjak. Kjo kafe gjithashtu përmban polifenolë, magnez dhe krom – elementë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit të glukozës dhe ulin rrezikun për diabet.

Kafeja dhe parandalimi i diabetit

Disa studime kanë treguar se konsumi i rregullt i kafesë, sidomos në sasi mesatare dhe në formë pa kafeinë, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2:
• Studimi i vitit 2009 me mbi 40,000 pjesëmarrës tregoi se konsumi i 3 filxhanëve çaj apo kafe pa kafeinë në ditë ul me 40% rrezikun për zhvillimin e diabetit.
• Një tjetër studim i vitit 2014 tregoi se konsumi i përditshëm i kafesë uli me 11% rrezikun e shfaqjes së diabetit brenda 4 viteve.

Këshilla për konsum të sigurt të kafesë për diabetikët
• Zgjidhni kafe pa kafeinë, nëse keni diabet ose ndjeshmëri të lartë ndaj glukozës.
• Mos shtoni sheqer ose kremra të përpunuar në kafe, pasi rrisin ndjeshëm glukozën në gjak.
• Konsumoni më pak se 3 filxhanë në ditë nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj kafeinës.
• Kombinoni kafenë me ushqime të shëndetshme dhe të balancuara, për të shmangur rritje të menjëhershme të glukozës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...