19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!” – Vuçiç me mesazh politik nga fusha e futbollit

Pak ditë pas pjesëmarrjes në Samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët europianë dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi një tjetër skenë për të dhënë një mesazh simbolik e të drejtpërdrejtë: këtë herë, në një tubim të partisë së tij SNS, me një urdhër të koduar sportivo-politik drejtuar trajnerit të kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkoviç.

“Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, deklaroi Vuçiç nga podiumi, ndërsa Stojkoviç buzëqeshte i qetë dhe përtypte çamçakëzin nën blicet e kamerave.

Edhe pse fjalët u thanë në kontekstin e një ngjarjeje sportive, toni urdhërues dhe momenti politik në të cilin u bë kjo deklaratë – në prag të ndeshjes së 7 qershorit Shqipëri-Serbi – i dhanë ngarkesë të fortë simbolike. Aq më tepër kur vinte nga një lider që pak ditë më parë kishte zgjedhur gjuhën e qetë diplomatike gjatë qëndrimit në Tiranë.

Në këtë sfond, kontrasti mes diplomacisë së buzëqeshur në samit dhe retorikës së fortë kombëtare në një miting partie është i dukshëm. Edhe pse në fushën e futbollit, mesazhi politik i Vuçiçit është i qartë: rivaliteti mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk është fashitur dhe emocionet kombëtare mund të shfrytëzohen ende si mjet për përforcimin e pozicioneve politike.

Ndeshja Shqipëri–Serbi, e planifikuar për 7 qershor, gjithmonë ka qenë e ndjeshme për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve. E tani, me deklarata të tilla, pritet që tensioni përtej sportit të jetë sërish pjesë e atmosferës së ndeshjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...