18.8 C
Tiranë
Monday, September 28, 2026

Gjermani – Sulm me thikë në Halle: Tre të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur; autori shqiptar i Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Halle (Saale), Gjermani, ku tre persona, mes tyre një vajzë 11-vjeçare, janë plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi në një zonë të banuar, përpara një ndërtese.

Sipas policisë gjermane, ngjarjes i ka paraprirë një debat verbal rreth zhurmës së fëmijëve, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Autori i dyshuar është një 46-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili është arrestuar menjëherë pas incidentit.

Nga sulmi mbetën të plagosur:
• Një vajzë 11-vjeçare, me lëndime të lehta
• Dy burra, të moshës 29 dhe 47 vjeç, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Të plagosurit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Një dëshmitar okular tha për mediat se autori kishte përdorur një thikë të gjatë, ndërsa fëmijët ndodheshin të ulur pranë hyrjes së ndërtesës në momentin e sulmit.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi motivet e sulmit apo lidhjen mes autorit dhe viktimave. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tronditëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...