12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“Treni bullgar” dhe akuza për manipulim në zgjedhjet e 11 majit: Çfarë fshihet pas këtij termi?

Termi “Treni bullgar” po përdoret shpesh nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe përfaqësues të opozitës si një nga skemat e manipulimit që sipas tyre është përdorur gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Fillimisht, dyshimi u ngrit nga një numëruese e PD-së në Njësinë 9 në Tiranë, e cila vuri re se një tufë fletësh votimi ishin palosur në mënyrë identike dhe kishin votuar të gjitha për Partinë Socialiste. Ky incident ngjalli dyshime për blerje votash dhe manipulim në procesin e numërimit.

Më pas, opozita përmendi këtë term edhe pasi në qendrën e numërimit të votave në “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë votimi që kishin një ngjyrë pak më të zbehtë sesa fletët e tjera, duke shtuar dyshimet për manipulime të koordinuara.

Por çfarë është “Treni bullgar”? Ky është një skemë e njohur nga zgjedhjet e vitit 2009 në Bullgari, ku qytetarët që shisnin votën merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë votimi të plotësuar paraprakisht. Ata hynin brenda, përdornin këtë fletë për të votuar dhe dilnin jashtë me një fletë bosh. Fleta bosh më pas plotësohej dhe i jepet një tjetër votuesi, duke krijuar një “rrugë” të vazhdueshme blerjeje votash, prandaj edhe emri “Treni bullgar”.

Në zgjedhjet bullgare të asaj kohe, kjo skemë rezultoi në blerjen e rreth 300 mijë votave, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve në Bullgari.

Në Shqipëri, opozita ka pretenduar se skema “Treni bullgar” është aplikuar në mënyrë të organizuar në njësitë zgjedhore të Tiranës dhe Elbasanit, duke akuzuar institucionet për dështim në mbrojtjen e procesit zgjedhor dhe për lehtësim të manipulimeve.

Këto akuza janë pjesë e një debati të fortë politik dhe po kërkojnë verifikim nga institucionet përkatëse, ndërsa zgjidhja e çështjes do të jetë thelbësore për besueshmërinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...