23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Vrasja në ambasadën izraelite në Uashington: Sulmuesi përballet me dënimin me vdekje

Elias Rodriguez, 30-vjeçari nga Çikago, i akuzuar për vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, po përballet me dënimin me vdekje. Lajmi u bë i ditur nga prokurorja e përgjithshme në detyrë të kryeqytetit amerikan, Jeanine Pirro, gjatë një konference për shtyp lidhur me sulmin tragjik.

Sipas saj, ngjarja që ndodhi të mërkurën në mbrëmje po hetohet si krim urrejtjeje, ndërsa pritet të ngrihen akuza shtesë ndaj Rodriguez. “Ky është një rast që mund të dënohet me vdekje,” deklaroi Pirro, duke theksuar se është ende herët për të përcaktuar nëse prokuroria do të kërkojë këtë masë maksimale.

Nga ana e saj, FBI-ja në Uashington e ka cilësuar sulmin si “akt terrori dhe dhune të drejtuar kundër komunitetit hebraik”, duke i dhënë rëndësi dimensionit me motiv fetar të ngjarjes.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur ndaj Rodriguez dy akuza për vrasje të shkallës së parë, si dhe akuza të tjera përfshirë vrasjen e zyrtarëve të huaj.

Ngjarja ndodhi jashtë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në orën 21:08 të mërkurën, ku dy viktimat, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim, u qëlluan për vdekje nga sulmuesi që hapi zjarr ndaj një grupi prej katër personash që po dilnin nga eventi.

Hetimet vijojnë ndërsa komuniteti hebraik dhe autoritetet amerikane mbeten në gatishmëri ndaj kësaj ngjarjeje me pasoja të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...