26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria duhet të verifikojë marrëveshjen me Brazilin

Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas saj, hapi i parë procedural i takon Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka shpallur në kërkim Matën dhe pritet të nisë dokumentacionin për kërkesën e ekstradimit.

“Çfarë do të bëjë SPAK? Hapi i parë hidhet nga Prokuroria e Posaçme, pasi kjo e fundit e ka shpallur në kërkim Ervin Matën për trafikim kokaine në Europë. Por duhet parë nëse Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me Brazilin. Do të jetë Brazili që do të verifikojë dosjen e tij,” u shpreh Hoxha.

Ajo theksoi se procesi varet edhe nga qëndrimi i autoriteteve braziliane, të cilat mund të hetojnë çështjet e tij në vend përpara çdo vendimi për ekstradim.

“Nëse Ervin Mata ka probleme ligjore në Brazil, atëherë do të vendoset nëse ai do të gjykohet aty apo do të ekstradohet në Shqipëri. SPAK ndërkohë nis procedurat përkatëse dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm,” shtoi gazetarja.

Sipas Hoxhës, në ditët në vijim pritet që Prokuroria e Posaçme të formalizojë kërkesën për ekstradimin e Matës drejt Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...