23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Rafinë

Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj, ngjarje që tronditi zonën e Rafinës. Sipas informacioneve zyrtare, arrestimi u bë në Glyka Nera, ku u gjet dhe u ndalua 49-vjeçari shqiptar Mikel Selimaj, i cili dyshohet se kreu krimin.

Forcat e rendit kontrolluan makinën ku ndodhi ngjarja dhe gjetën gjurmë gjaku dhe një gëzhojë, që janë dëshmi kyçe në hetim. Sipas burimeve nga protothema.gr, ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, pasi gruaja e viktimës njoftoi autoritetet dhe tregoi se bashkëshorti i saj i kishte thënë në telefon se ishte qëlluar në fytyrë nga një person i njohur, dhe i kërkoi asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimet zbuluan se autori i dyshuar, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën në mbrëmje në zonën e Artemidës. Më pas, ata hipën në një makinë që drejtohej nga autori dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë.

Sipas dëshmive, autorii nxori armën dhe qëlloi Altin Arapajn në faqe, duke e plagosur rëndë. Viktima u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes, arriti të kontaktonte gruan e tij për t’i thënë se ishte qëlluar me armë zjarri, por më pas ndërroi jetë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë vrasje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...