23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë jo në Top Channel – marrëveshje në horizont me TV Klan

Pas më shumë se dy vitesh mungesë nga ekrani, moderatorja e njohur Arbana Osmani është gati për një rikthim të bujshëm televiziv. Sipas burimeve, TV Klan është televizioni ku ajo pritet të shfaqet në sezonin e ri televiziv që nis në shtator.

Një takim i zhvilluar javën e kaluar thuhet se ka vendosur themelet e një bashkëpunimi të ri, ndërsa marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar. Megjithatë, sinjalet janë pozitive dhe gjithçka tregon se Arbana i ka thënë “Po” një oferte të majme për t’u rikthyer në ekran.

Ndërkohë, ende nuk është vendosur formati që ajo do të drejtojë. Mes variantëve të diskutuar, përflitet edhe një emision me histori reale, i ngjashëm me ato që Osmani ka moderuar në të kaluarën dhe që kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Zyrtarizimi pritet të vijë në javët e ardhshme, por ajo që dihet me siguri është se publiku do ta shohë sërish Arbanën në ekran, këtë herë në një shtëpi të re televizive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...