23.4 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

Dyshime për helmim në kopshtin shtetëror në Gramsh, NJVKSH reagon: Vetëm 1 fëmijë me shqetësime, në pritje të analizave laboratorike

Pas raportimeve mediatike se mbi 70 fëmijë në një kopsht shtetëror në Gramsh kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dyshimeve për helmim nga ushqimi, ka ardhur reagimi zyrtar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor.

Sipas NJVKSH-së Gramsh, deri më tani vetëm një fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale, i referuar nga mjekja pediatre për analiza laboratorike.

Autoritetet sqarojnë se, në kuadër të hetimit epidemiologjik, janë marrë 76 mostra nga fëmijë dhe punonjës të institucionit parashkollor dhe se analizat janë në proces verifikimi.

Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat përkatëse për të përcaktuar me saktësi burimin e mundshëm të infeksionit dhe për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetësore të fëmijëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...