20.3 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

Osman Stafa: Vjedhja e votës ishte masive më 11 maj – do kërkoj verifikim kamerash në Xhafzotaj dhe Romanat

Kryetari i degës nr. 2 të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Osman Stafa, ka hedhur akuza të forta për manipulimin e procesit zgjedhor të 11 majit, duke deklaruar se vjedhja e votës ka ndodhur në të gjithë vendin dhe se demokracia është goditur nga një “skenar i mirëorganizuar”.

I ftuar në një emision televiziv, Stafa nënvizoi se në zonat Xhafzotaj dhe Romanat ka prova dhe fakte konkrete për manipulimin e votës, dhe për këtë arsye do t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të verifikojë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në këto qendra votimi.

“Më 11 maj në Shqipëri nuk pati zgjedhje, por vetëm votime. Zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë vendin. Ka pasur qytetarë që e kanë pranuar se kanë shitur votën, por kanë pasur frikë të denoncojnë”, tha ai.

Stafa shtoi se Porti i Durrësit është sot nën kontrollin e krimit dhe pushtetit, ndërsa vuri në dukje se prej tre vitesh nuk është regjistruar asnjë goditje ndaj trafikut të drogës në hyrje apo dalje.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të depozitojë kërkesën zyrtare në KQZ për hetim të thelluar të zonave problematike, duke e cilësuar procesin si një projekt të errët që ka goditur sistemin demokratik në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...