23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tabaku pas fitores në Tiranë: Mandati s’është privilegj, por përgjegjësi – gara me Alimehemtin nuk ishte e lehtë

Kandidatja demokrate Jorida Tabaku, e cila siguroi mandatin e deputetes në Tiranë në përfundim të një gare të ngushtë me kolegun e saj Ilir Alimehmeti, ka folur sot për herë të parë pas fitores në një intervistë televizive, duke ndarë emocionet dhe reflektimet mbi procesin zgjedhor.

Tabaku u shpreh se nuk e konsideron këtë mandat si sukses personal, por si një përgjegjësi të madhe për të vijuar punën në shërbim të qytetarëve dhe Partisë Demokratike, në një periudhë sfiduese për forcën politike që ajo përfaqëson.

Ka qenë një fushatë shumë e gjatë, e lodhshme, stresuese dhe me shumë vështirësi. PD vinte pas një sfide të brendshme. Kisha tre muaj larg familjes – fëmijët po e ndjenin mungesën, më kërkonin llogari… dhe ndihesha keq,” rrëfeu Tabaku.

Ajo vlerësoi mbështetjen e votuesve të djathtë, duke nënvizuar se mandati është një përgjegjësi për PD-në dhe jo triumf personal. E pyetur për rivalitetin me mjekun Ilir Alimehmeti, Tabaku pranoi se nuk është ndier mirë me faktin që gara ishte mes kolegësh.

Gara me doktor Alimehemtin ishte e ngushtë. Personalisht, nuk ndihesha komode. Ai do t’i shërbente mirë Parlamentit dhe PD-së. Nuk kishte pse të ishte një përplasje mes nesh,” tha ajo.

Në lidhje me marrëdhënien gjatë fushatës, Tabaku la të kuptohet se kontaktet mes dy kandidatëve kanë qenë të kufizuara, por e përmbylli mesazhin me thirrjen për bashkim dhe përqendrim te qëllimi i përbashkët: shërbimi ndaj qytetarëve dhe ringritja e opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...