32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Adriatik Lapaj kërkon rinumërim votash në Fier dhe Vlorë: “PS ka marrë mandate me diferencë të ngushtë, ka mospërputhje domethënëse në kuti”

Kreu i koalicionit Nisma–Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili siguroi mandatin e vetëm të kësaj force politike nga qarku i Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka bërë publike kërkesën për rinumërim votash në qarqet Fier dhe Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj pretendon se, pas analizës së pamjeve filmike të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë evidentuar mospërputhje domethënëse mes votave reale në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të.

“QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR” – shkruan Lapaj në postim, duke shtuar se ZAZ nr. 59 në Fier ende nuk i është vendosur në dispozicion.

Sipas tij, në disa kuti rezulton se janë shtuar vota për parti të tjera – kryesisht për Partinë Socialiste – ose janë hequr vota nga Nisma Shqipëria Bëhet dhe forca të tjera opozitare. Ai thekson se në këto qarqe, PS i ka marrë mandatet “me diferencë të ngushtë” dhe prandaj kërkohet një proces i drejtë dhe transparent rinumërimi.

Pretendimet konkrete të renditura nga Lapaj për manipulime:
• ZAZ 55, VNV 55/3, kutia 2831/00 – i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr 2 vota Nismës SHB.
• ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 3017 – 2 vota të pavlefshme janë regjistruar si të vlefshme për PS-në.
• ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 – +2 vota për PD, +4 vota për PS.
• ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 – +2 vota për PS, –1 votë për Lëvizjen Atdheu.
• ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01 – –1 votë për Nisma SHB, +3 vota të pavlefshme.
• ZAZ 56, kutia 2862/01 – –2 vota për Nisma SHB, +2 vota të pavlefshme.

Lapaj shton se çdo kuti ku dyshohet për manipulim do të shoqërohet me kallëzim penal për personat përgjegjës, ndërsa kërkesa për rinumërim do të paraqitet zyrtarisht në KQZ brenda ditës së sotme.

“Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.”, thekson ai.

Kjo lëvizje vjen në një klimë post-zgjedhore të tensionuar, ku disa forca politike të vogla kanë ngritur dyshime mbi procesin e numërimit dhe integritetin e të dhënave të raportuara nga KZAZ-të në qarqe të caktuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...