30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Tronditje te Fiorentina, Palladino jep dorëheqjen vetëm pak javë pas rinovimit

Një zhvillim i papritur ka tronditur ambientin e Fiorentinës. Trajneri Raffaele Palladino, vetëm disa javë pas njoftimit zyrtar të rinovimit të kontratës deri në vitin 2027, ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës vjollcë.

Lajmi është bërë i ditur nga Gianluca Di Marzio, një nga emrat më të besueshëm në kronikën e merkatos italiane, dhe ka rënë si rrufe në qiell të hapur mbi ambientin e klubit. Sipas raportimeve, drejtuesit janë të habitur dhe të befasuar nga vendimi i trajnerit dhe po bëjnë përpjekje të mëdha për ta bindur që të ndryshojë mendim.

Vendimi i trajnerit duket i pakthyeshëm

Megjithatë, gjithçka tregon se ish-trajneri i Monza-s është i vendosur të largohet, duke i dhënë fund aventurës së tij te Fiorentina para se ajo të niste realisht. Shkaqet e dorëheqjes mbeten ende të paqarta, por dy janë pistat që po qarkullojnë në media:
• Një ndryshim mendimi për projektin sportiv të klubit, ndoshta pas takimeve me drejtuesit gjatë javëve të fundit.
• Një ofertë joshëse nga një klub tjetër, e cila mund të ketë bindur trajnerin se një sfidë më e madhe është në horizont.

Palladino, pjesë e “merkatos së trajnerëve”?

Në një merkato ku lëvizjet e trajnerëve po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, emri i Palladinos mund të futet shpejt në lojën e madhe. Me Gian Piero Gasperinin shumë pranë stolit të Romës, dhe me tensionet mes drejtorit Baroni dhe presidentit Lotito te Lazio, dy destinacionet më të përfolura për trajnerin janë pikërisht Atalanta dhe Lazio.

Cilado qoftë e ardhmja e tij, dorëheqja e Palladinos është pa dyshim një goditje e rëndë për Fiorentinën, që tashmë detyrohet të rifillojë nga e para ndërtimin e projektit sportiv – këtë herë, pa njeriun që klubi sapo kishte konfirmuar si udhëheqës të pankinës deri më 2027.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do ta vrisnin në automjetin e parkuar”/ Plagosja me armë në Pogradec, identifikohen katër...

0
Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec, duke identifikuar katër persona të dyshuar si...

“Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat”/ Shpërthim në Monako,...

0
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, vetëm pak metra larg kufirit me Francën, duke lënë tre persona...

“Peruja është e përçarë”, Keiko Fujimori shpallet presidente pas një gare dramatike, rivali refuzon...

0
Kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është shpallur zyrtarisht fituese e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, tri javë pas mbajtjes së votimeve,...

Për herë të parë në Shqipëri/ Mjekët e “Shefqet Ndroqit” realizojnë me sukses terapinë...

0
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një moment historik për mjekësinë shqiptare, duke realizuar për herë të parë në vend me sukses terapinë ECMO...

“Rama ik!”/ Protestuesit rikthehen sot para Parlamentit, marshimi në Tiranë vijoi deri në mesnatë

0
Protestuesit kanë njoftuar një tjetër tubim për ditën e sotme para Parlamentit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare. Sipas organizatorëve, protesta do...