37 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Dokumente të fabrikuara si origjinale” – BKH nis hetim për skandalin e pronave në bregdet, në shënjestër Ardit Bido dhe Erjon Çaka

Një hetim i thellë institucional ka nisur zyrtarisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), lidhur me manipulimet e dyshuara të dokumenteve arkivore dhe abuzimet me kthimin dhe kompensimin e pronave, veçanërisht në zonat bregdetare të Shqipërisë.

Sipas burimeve të sigurta, hetimi është i përqendruar në 837 raste falsifikimesh të rënda në Arkivën e Shtetit dhe në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP), ku dokumente të fabrikuara janë përdorur për të përvetësuar toka shtetërore në zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar. Dokumentet e krijuara pas viteve 2000 janë futur në sistem si të jenë hartuar para vitit 1945 dhe janë “njohur si origjinale” nga institucionet shtetërore, në shkelje të hapur të ligjit.

Hetimi i SPAK: në qendër Ardit Bido dhe Erjon Çaka

Burimet konfirmojnë se Ardit Bido, ish-drejtor i Arkivës së Shtetit dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, si dhe Erjon Çaka, ish-drejtor i ATP-së, janë në qendër të këtij hetimi. BKH kishte caktuar si afat të fundit datën 26 maj 2025 për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar, por përgjigjet nga institucionet kanë qenë zhgënjyese.

– Arkiva është justifikuar se “Bido ka qenë i pezulluar për shkak të kandidimit”.
– ATP ka kërkuar më shumë kohë, përmes drejtorit të ri.

Pas këtyre vonesave, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka autorizuar një zbarkim fizik të hetuesve në zyrat e Arkivës dhe ATP-së, për të sekuestruar dokumentet që dyshohet të jenë zhdukur, zëvendësuar ose manipuluar.

Si u prodhuan dokumente pas ’90-ës dhe u përdorën si “origjinale para ‘45-ës”

Sipas hetimit, shumë nga dokumentet janë futur në Arkivën e Shtetit pas vitit 2000, por janë mikrofilmuar si të ishin krijuar para vitit 1945. Këto dokumente më pas janë përdorur nga ATP për të njohur prona në emër të personave të lidhur me pushtetin, ndërsa pronarët legjitimë janë përjashtuar përmes burokracive dhe vendimeve administrative të paarsyeshme.

Në pesë qarqet më problematike – Vlorë, Himarë, Sarandë, Durrës dhe Tiranë – janë regjistruar mbi 3860 hektarë prona të kthyera në mënyrë të dyshimtë në periudhën 2021–2024.

Rasti “Koleka” dhe 22.4 hektarë për familjarët e Ramës në Vuno

Një nga rastet më të spikatura në këtë hetim është ai i 22.4 hektarëve pyje në Vuno, të përfituara nga persona të lidhur me familjen “Koleka”, e njohur si e afërt me kryeministrin Edi Rama.

Dokumentet për këto prona janë futur në Arkivë si të “autentikuara”, por me shumë pikëpyetje:

– A ishin këto dokumente reale apo të prodhuara post-faktum?
– Pse u njohën menjëherë nga ATP me vendim kthimi dhe regjistrimi?

Ish-drejtori i Arkivës, Ardit Bido, është përpjekur të shmangë përgjegjësinë, duke deklaruar se:

“Dokumentet janë futur në vitin 2001 me urdhër të Ilir Metës”.

Megjithatë, në mungesë të skedave të regjistrimit dhe zinxhirit arkivor, dyshimet për falsifikim të organizuar institucional mbeten të forta.

Reagimi i kryeministrit: Shkarkim pa kallëzim penal

Pas zbulimit të këtij rasti, më 20 qershor 2024, kryeministri Edi Rama shkarkoi në heshtje drejtorin e ATP-së, Geraldo Durda, i cili kishte firmosur vendimin për njohjen e pronës së familjes Koleka. Asnjë kallëzim penal nuk u ngrit, ndërsa pronat u regjistruan përfundimisht në emër të përfituesve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...